Projek:Histori
Projekt
Tema:Zbulimi I kontinentit te afrikes dhe te australise
· Objektivat:
· Te dime
ndryshimet midis kontinentit te afrikes dhe te australise
· Te njohim te
perbashketat e tyre
Punoi :Hamza Firi
Klasa:Vii-d
Shkolla’28 Nentori’
Afrika është
njëri nga kontinentet e rruzullit tokësor. Ndryshe është i njohur edhe si
kontinenti i zi. Origjina e emrit Afrikë vjen nga gjuha barbare të cilët janë
popull kavkasoid i Afrikës veriore. Romakët e vjetër e kanë shfrytëzuar emrin
Afrika terra — "toka Afra" (nga "Afer") — pjesa veriore, e
cila i përgjigjet Tunizisë së sotme, ku ka qenë province romake Afrika. Vetë
prejardhja e emrit Afrika ka shumë kuptime : nga fenikaset afar (pluhuri),
greqisht aphrike (mungesë e të ftohtit) dhe latinisht aprica (me
diell). Afrika ka formë trapezi (veri) dhe trekëndëshi (jug) kurse veri-jug
mendohet të ketë formë veshi dhe kokë kali.
Ajo shtrihet në të dy anët e Ekuatorit gati tërësisht në brezin e nxehtë
midis 37° të gjerësisë gjeografike veriore, 34° të gjerësisë gjeografike
jugore, 17° në gjatësi perëndimore dhe 49° të gjatësisë gjeografike lindore.
Pikat ekstreme të Afrikës janë Kepi i Bardhe në veri,Kepi
Agulhas në jug,Kepi Guardafui në lindje dhe Kepi i Gjelbër në perëndim.
PoPullsia
Origjina, numri, ndarja dhe struktura e popullsisë së
Afrikës deri vonë ka qenë e panjohur, dhe e njëanshme sepse kolonialistët nuk u
morën me studimin e këtyre problemeve. Afrika ka një popullatë prej 1.111
miliardë (2013). Aty popullsia ndahet në dy grupe: negroide dhe
jo-negroide.
Popullsia negroide zë 2/3 e popullsisë së
përgjithshme të Afrikës. Ajo ndahet në sudanitë dhe bantuidë. Sudanitët
jetojnë kryesisht në Sahel kurse bantuidët në pjesët tjera.
Popullsia jo-negroide është pjesa tjetër e
popullsisë (së bardhë). Ajo ndahet në hamitë dhe semitë.
16 fakte të pabesueshme për
Afrikën!
Ndërsa suksesi ekonomik i
Afrikës është tronditës, pasojat e tij arrijnë përtej kësaj. Ka një zhvillim të
paimagjinueshëm në këtë kontinent, që lidhet me rritjen ekonomike dhe rilindjen
kulturore. Transformimi i këtij kontinenti do ta ndryshojë mënyrën se si Afrika
e sheh botën dhe se si bota e sheh atë.
Në vitin 1970, gjithë popullsia e Afrikës ishte sa gjysma e
Evropës, ndërsa sot, popullsia e Afrikës është më shumë se dyfishi i BE-së.
2. Më shumë transaksione parash nëpërmjet
celularit janë bërë në Kenia se nga SHBA-ja. Në Kenia është bërë 12.5 miliardë
dollarë në gjashtë muajt e parë të 2014.
3. Mbi 100 inkubatorë janë themeluar gjatë
48-muajve të fundit në Afrikë. Dhe ju keni menduar se ‘Silicon Valley’ (vendi i
korporatave më të mëdha të teknologjisë) është e ardhmja e teknologjisë.
4. Ruanda renditet në vendet e para për
numrin e grave deputete me 64%.
5. Afrika ka katër qytete me Wireless, duke
përfshirë Dar es Salaam në Tanzani dhe Kigali në Ruanda.
6. Në më pak se tre breza, mbi 40% e të
rinjve në botë do të jenë nga Afrika.
7. Telefonat celularë kanë ndryshuar
gjithçka (70% e afrikanëve kanë një të tillë). Një fëmijë afrikan me një
celular ka qasje për më shumë informacion se sa presidenti i Shteteve të
Bashkuara, 15 vjet më parë.
8. Nollivud, industria e filmit të
Nigerisë, është industria e dytë më e madhe në botë pas Bollivud, dhe prodhon
dy herë më shumë filma se Hollivudi.
9. Afrika është po aq e populluar sa Kina
dhe ka qytete popullsia e të cilave shkon deri në 1 milionë ose më shumë,
njësoj si Evropa.
10. Afrika ka marrë më tepër çmime Guiness
në garën me pije, sesa Irlanda.
11. Afrikanët dhe njerëzit me prejardhje
afrikane të kohëve të fundit janë me arsim të lartë. Nga 300,000 afrikanë të
shkolluar në diasporë, 30,000 prej tyre kanë gradën Ph.Ds.
12. 15 vjet më parë, popullsia e Tanzanisë
ishte aq sa ajo e Kalifornisë. Në vitin 2100 ajo do të jetë 276 milionë banorë,
aq sa Amerika e sotme.
13. Në tre vitet e ardhshme, numri i
smartfonëve në Afrikë do të dyfishohet. Disa madje parashikojnë se shumica e
afrikanëve do kenë secili një smartfon në vitin 2017.
14. Konsumi i shampanjës në Nigeri, po
rritet më shpejt se kudo tjetër në botë.
15. Gjithashtu, afrikanët e pëlqejnë
SHBA-në. Tre nga 10 vendet me përshtypje më pozitive për Shtetet e Bashkuara,
janë nga Afrika.
16. Facebook dhe Google po investojnë në
projekte të mëdha për të shpërndarë internetin në vendet më të izoluara të
Afrikës.
Australia
Australia zyrtarisht Federata e Australisë
(Commonwealth of Australia) është një vend që përfshin kontinentin e
Australisë, ishullin e Tasmanisë dhe shumë ishuj të vegjël. Ajo është vendi i
gjashtë më i madh në botë për nga sipërfaqja. Vendet fqinje përfshijnë
Indonezinë, Timorin Lindor dhe Papua Guinenë e Re në veri, Ishujt Solomon,
Vanuatu dhe Kaledonia e Re në veri-lindje, dhe Zelandën e Re në jug-lindje.
Për të paktën 40.000 vjet përpara ardhjes britanikëve në
shekullin e 18-të, Australia banohej nga indigjenët australianë. Pas zbulimit
nga hollandezët në vitin 1606, gjysma lindore të Australisë u pretendua nga
Britania e Madhe në vitin 1770. Popullsia u rrit në mënyrë të qëndrueshme në dekadat
e mëvonshme dhe u krijuan pesë Koloni të tjera vetëqeverisëse të Kurorës.
Në 1 janar 1901, gjashtë kolonitë u bashkuan në një
federatë, duke formuar Komonuellthin e Australisë. Që nga ajo kohë Australia ka
mbajtur një sistem të qëndrueshëm politik demokratik liberal që funksionon si
një demokraci parlamentare federale dhe monarki kushtetuese. Federata përbëhet
nga gjashtë shtete dhe disa territore.Popullsia shumë e urbanizuar dhe është
përqendruar kryesisht në shtetet lindore.
Të burgosurit britanik në Terra australis
Në vitin 1792 një ekip
franceze ndërmerr një ekspeditë hulumtimi të mundësisë së kolonizimit në
Tasmani. Kjo i shtyri britanikët që edhe këtu të krijojnë sa më parë një koloni
me të burgosur. Gjë që edhe e bënë në vitin 1803 duke themeluar Risdon Cover në lumin Derwent dhe
koloninë George Town në lumin Tamar. Ndërsa më 1825-ën kolonia e atëhershme Van-Diemen's-Land deklarohet si e
pavarur.
Në vitin 1824 themelohet
kolonia e re me të burgosur në lumin Brisbane. Pas migrimit të kolonizatorëve
të ndryshëm në pjesët e brendshme të pjellëshme të veriut, kolonia në
vitin 1842, vendosë dhënien e tokave edhe për
emigrantët. Më 1859 deklarohet Queensland si koloni
e pavarur nga New South Wales-i.
Më 1835 tregtarët nga
Tasmania marrin nga Aborgjinët 240 000 hektarë dhe themelojnë portin Port
Phillip. Edhe pse kjo tregti ishte ilegale nën presionin e rritjes së numrit të
emigrantëve kryesia e kolonizimit e lëshon këtë tokë si të lirë për kolonizim.
Më 1851 kolonia Victoria ndahet
zyrtarisht nga New South Wales-i.
Kolonia New South Wales merr
tërë pjesën lindore të kontinentit, çereku i tokës në perëndim edhe më tutje
mbetet si Holanda e Re dhe nuk ishte ende nën aspiratat e
britanikëve. Për pengimin e kolonizimit të pjesës perëndimore të Australisë nga
francezët, britanikët në vitin 1826 themelojnë edhe këtu
një vendbanim të quajtur Albany. Kolonia Australia perëndimore u
thirr në jetë me themelimin e kolonisë Perth. Edhe pse këtu nuk ishte paraparë
dërgimi i të burgosurve, kolonizatorët kërkonin ndërprerjen e kësaj praktike
(në vitin 1850) në mënyrë që këta të
zëvendësoheshin me fuqi të lirë punëtore.
Australia jugore ishte
paraparë po ashtu si koloni pa të burgosur. Sipas rrjedhës së planit të
përgatitur nga Edward Gibbon Wakefield për kolonizim sistematike ishte paraparë
shitja e tokave kolonizatorëve dhe nga këto fitime të financohej sjellja e
kolonizatorëve të rijnë.
1836 themelohet Adelaide dhe
po në të njëjtin vit Australia jugore shpallet provincë e Britanisë
së Madhe.
Dhjetë gjëra që nuk i dini
për Australinë!!
Eksporti i gamiljeve, plazhet pa fund, kryeministri rekordmen,
misteri i kryeministrit që u zhduk në oqean dhe shumë të tjera.
1.PER T’U ZBULUAR: Pothuajse
tre të katërtat e specieve që formojnë ekosistemin australian ende nuk janë
zbuluar: e thotë Jo Harding, përgjegjës i Bush Blitz, një program i mbështetur
nga agjencitë qeveritare dhe institutet kërkimore, që dokumenton bimët dhe
kafshët e të gjithë Australisë.
Ndërkohë, të tjerë
shkencëtarë thonë se në realitet është e vështirë të llogaritësh numrin e
specieve të zbuluara dhe atyre që ende nuk janë zbuluar, por të shumtë janë ata
që bien dakord se numri i këtyre të fundit në Australi është vecanërisht i
lartë.
2. KANGURET: Në Australi ka
më shumë kangurë se sa njerëz: më saktësisht, 34 milionë kangurë (në vitin
2011) dhe 27 milionë banorë (2.66 për km katror).
3. SELFIE: Sipas Fjalorit të
Oksfordit, fjala Selfie (autofotografi) është australiane: është përdorur për
herë të parë në një blog australian në vitin 2002: në të folurën e përditshme
australiane, shfaqet shpesh herë prapashtesa “ie” për fjalë të ndryshme.
4. HELME: Në Australi gjendet
një prej bimëve më helmuese të botës: Dendrocnide moroides, e cila cliron një
toksinë që është në gjendje të provokojë djegie të fortë, të vjella dhe në disa
raste edhe vdekjen. Aty ndodhen edhe akrepat më helmues: Atrax robustus,
vejusha e zezë, akrepat e bananeve dhe akrepi violinë. Por faqja e internetit e
historisë së natyrës jep siguri: vetëm dy prej këtyre kanë shkaktuar vdekje dhe
të paktën që nga viti 1981, në Australi askush nuk ka vdekur prej pickimit të
një akrepi.
5. GAMILJET: Nga viti 2002,
Australia eksporton gamilje në Arabinë Saudite. Sauditët nuk kanë mjaftueshëm
për konsumin e tyre të mishit. Me eksportin, Australia zgjidh edhe problemin e
gamiljeve predatore: grupe prej qindra gamiljesh të egra, si ato që në vitin
2009 rrethuan qytetin e Docker River, në kërkim të ujit. Vlerësohet se numri i
gamiljeve të egra në Australi është të paktën një milionë.
6 ISHUJ DHE PLAZHE: Australia
është një ishull i rrethuar nga bukuria e 8000 ishujve më të vegjël, më i madhi
i të cilëve është Tasmania, që sipas qeverisë australiane, ka ajrin më të
pastër në botë. Në Australi janë numëruar 10 mijë plazhe: që do të thotë se
mund të vizigosh çdo ditë nga një, për 30 vitet e ardhshëm.
7. QUAJENI RANCH: Në prill
2015, Kidman & Co, një kompani e specializuar në tregtinë e kafshëve, ka
nxjerrë në shitje Anna Creek, fermën më të madhe të botës, që shtrihet në një
hapësirë prej 23677 kilometra katrorë. Pra më e madhe se sa vende si Belgjika,
Izraeli dhe Xhamajka.
8 KUR DUHET SHKUAR? Sipas
Lonely Planet, momenti më i mirë për të shkuar në Australi është mes
tetorit/nëntorit dhe marsit/prillit, pasi vera në Australi vjen mes dhjetorit
dhe shkurtit. Por nëse dëshiron të vizitosh shkretëtirat e qendrës, më mirë të
shkosh në dimër… domethënë mes qershorit dhe gushtit.
9. MINISTRA: Ish
Kryeministri, Bob Hauke, është i famshëm për faktin që ka vendosur një rekord
botëror: ka pirë 2.5 pintë birrë në 11 sekonda. Hauke është ende i bindur se
ajo ka qenë arsyeja e suksesit të tij politik. Një tjetër Kryeministër, Harold
Holt, në vitin 1967 u zhduk teksa notonte në oqean dhe që atëherë kanë humbur
gjurmët e tij. Një mister që ende apasionon shumëkënd.
10. JETA E BUKUR: Melbourne
konsiderohet kryeqyteti sportiv i botës: ka numrin më të lartë të sporteve dhe
impianteve sportivë në dispozicion të banorëve të tij, në krahasim me pjesën
tjetër të botës. Dhe prej tre vitesh, sipas indeksit të jetueshmërisë së The Economist,
është qyteti më i jetueshëm në botë.
Sipas një indeksi të ngjashëm të revistës Monocle, është vetëm i treti.
Sipas një indeksi të ngjashëm të revistës Monocle, është vetëm i treti.
Flm se me duhej kjo
ReplyDeletePo pZ
DeleteEshte shume e gjate
ReplyDeleteThis comment has been removed by the author.
ReplyDeleteShum bukur..🙏🏼🙏🏼🙏🏼🙏🏼🙏🏼🙏🏼🙏🏼🙏🏼🙏🏼🙏🏼
ReplyDeletecopy paste nga wikipedia loool
ReplyDeleteThis is really
ReplyDeleteHahah
ReplyDeletenuk ishte se ca po kerkoja por te lumte
ReplyDeletekot
ReplyDeleteKot
ReplyDeleteqeka sa nje liber
ReplyDeleteflm me duheshe kjo
ReplyDeletebravo 👏 me duhej ♡
ReplyDeleteme duhet ky projekt bravo te lumt dora😊😊😊
ReplyDeleteBravo shume faleminderit se me duhej per shkolle 😁😁
ReplyDeleteLucky Club Casino Site - Lucky Club
ReplyDeleteWelcome to Lucky Club Casino Site. Lucky Club offers players a wide range of casino games from slots and live luckyclub dealer table games like blackjack, roulette, and
The Best Casino Sites in the World 2021 - LuckyClub.live
ReplyDeleteBetway is a popular sports betting site in Nigeria and you can't find other reputable online betting sites to match the quality of luckyclub the online
Informacion shum i mir..flm
ReplyDeleteFakte interesante fl.
ReplyDelete